PYETJET E ZAKONSHME      
 

 

Klikoni në lidhjet e mëposhtëme për të marrë përgjigje në disa nga pyetjet që mund të keni.

Si mund të zgjedh opcionin më të mirë për paketën e Internetit.

Konfigurimi i Përgjithshëm.

Pyetjet më të Shpeshta të Shërbimit.

Pyetjet në lidhje me Faturat .

Konfigurimi i lidhjes suaj në Internet.

Zgjidhja e problemeve me kompjuterin tuaj.


 
             
            OPCIONI ME I MIRE  
     
Nëse e përdorni Internetin vetëm për të lexuar postën elektronike, gazetat apo artikuj on line, lidhja e përshtatshme për ju është paketa 50 euro kosto e kontratës dhe 3,000 lekë në muaj, dhe ju do të keni shpejtësi 512kbps pa limit kohe dhe bandwidth.

Nëse e përdorni Internetin për të shkarkuar video apo lojra on line, ne ju sugjerojmë një linjë të dedikuar 128kbps dhe ju do të mbeteni të kënaqur.

Për më shumë ju lutemi referojuni opcioneve që ne sugjerojmë në Oferta Speciale Keminet.
 
             
        KONFIGURIMI I PERGJITHSHEM      
     

Këtu përshkruhet konfigurimi i përgjithshëm i lidhjes me ISP Keminet.
Me realizimin e lidhjes fizike, apo valore në kompjuterin tuaj, për të naviguar në Internet ju duhet hapni një nga programet e navigimit si Internet Explorer, Mozilla Firefox ose Opera.

Duke hapur njërin nga këto programe në ekranin tuaj do të shfaqet dritarja e logimit të Keminet.
Logimi do të realizohet duke identifikuar lidhjen tuaj në rrjetin Keminet pasi të shkruani emrin e përdoruesit dhe fjalekalimin.



 
         
          NDIHME RRETH SHERBIMIT  
     

Çfarë duhet për tu lidhur me Internetin?
Kërkesat minimale:

• Një kompjuter
• Kartë rrjeti ose karte valore (wireless)
• Shërbimin e një ISP në zonën tuaj si psh Keminet

Çfarë nënkupton ekzaktësisht paketë e shërbimit Keminet?
Abonentët Keminet lidhen me Internetin me një shpejtësi të lartë dhe pa kufizime orare, apo bandwidth, 2 adresa emaili falas me hapësirë 100MB, dhe Support teknik për shërbimin.

A ka shërbim Keminet në pallatin apo zonën time?
Keminet ofron shërbim në të gjithë qytetin e Tiranës. Më konkretisht se si mund të merrni shërbimin tonë ju lutemi na telefononi në +355 4 270980 dhe ne do t’ju kthejmë përgjigje menjëhere se si do të realizohet lidhja juaj.

A ofroni lidhje Interneti te palimituar?
Po, Keminet ofron lidhje interneti pa limit kohor apo bandwidth. Ju mund të lidheni në Internet sa here të doni dhe kur të doni.

Sa do të me kushtojë lidhja?
Ju mund ta keni shërbimin tonë për vetëm 3,000 lekë në muaj për paketën tonë bazë. Shënim: për lidhjen për herë të pare do të duhet të paguani vetëm një here 50 euro koston e lidhjes së kontratës.

Si mund të regjistrohem për një llogari Keminet?
Eshtë shumë e thjeshtë. Klikoni mbi faqen tonë të internetit dhe të logimit dhe do të keni të gjitha instruksionet e nevojshme.

Si do të paguaj për shërbimin e Internetit?
Ju mund të paguani përmes llogarisë bankare, duke dërguar një SMS, apo duke vizituar zyrat tona në Rr “Abdi Toptani” Torre Drin No 28.

A siguroni suport për klientët?
Po. Keminet ofron shërbimin e emailit, dhe telefonatës për shërbimin e klientit.



 
         
        FATURAT      
     

Sa do të me kushtojë shërbimi Keminet?
Shërbimi bazë i Internetit do t’ju kushtojë 3,000 leke në muaj. Për shërbime të tjera ju lutemi referojuni paketave tona në rubrikën Keminet oferta speciale.
Shënim: për lidhjen për herë të pare do të duhet të paguani vetëm një here 50 euro koston e lidhjes së kontratës.

Si do të paguaj për shërbimin e Internetit?
Ju mund të paguani përmes llogarisë bankare në fillim të çdo muaji kalendarik, duke dërguar një SMS, apo duke vizituar zyrat tona në Rr “Abdi Toptani” Torre Drin No 28. Nëse do të paguani nëpërmjet bankës ju lutemi specifikoni për sa kohë do ta paguani shërbimin tuaj. “Pagesë për shërbimin e internetit për 3 muaj, për 6 muaj, për një vit etj.

A mund të paguaj me cek?
Jo. Keminet pranon vetëm pagesa cash dhe transferta bankare.

Si mund të kontaktoj me departamentin e faturave?
Ju mund të na dërgoni një email në office@keminet.net, ose te na telefononi në shërbimin e klientit +355 4 270980. Stafi yne do të jetë i gatshëm t’i, përgjigjet çdo pyetje apo shqetësimi që ju mund të keni në lidhje me faturat etj.

 

 
         
            DEFEKTE  
     

Kjo është një guide e shkurtër sesi ju mund të rregulloni defektet që mund t’ju ndodhin Për më shumë duhet të kontaktoni me stafin tonë teknik.

Hyrja në Internet

Nuk mund të hyj në internet

• Kontrollo Identifikimin e përdoruesit apo fjalekalimin.
Mund të keni shkruar gabim identifikimin e përdoruesit ose fjalekalimin ose të dyja bashkë. Kontrollo butonin CAPSLOCK (në të majtë të tastierës) pasi mund të keni përdorur gërma të mëdha në vend të atyre të vogla dhe anasjelltas. Keni harruar të bëni pagesën për lidhjen tuaj. Nëse nuk mbani mend fjalëkalimin na kontaktoni.

• Kontrollo kabllin ose lidhjen valore.
Kontrollo nëse komjuteri është i lidhur në mënyrë korrekte me kabllin, networku është i aktivizuar (enable), ose lidhja valore ka sinjal.

• Kontrolloni llogarinë tuaj.
Ju mund të kontrolloni llogarinë tuaj duke dërguar një mesazh emaili në support@keminet.net. Shërbimi me klientin funksionon nga ora 8:00 – 21:00, nga e Hëna deri të Shtunën.

• Kontrollo konfigurimin e rrjetit.
Mund të keni futur gabim informacionin në të dhënat e rrjetit. Ju lutemi kontrolloni të dhënat e rrjetit, adresen IP dhe DNS. Për më shumë informacion lidhuni me stafin tonë teknik.

• Vazhdoj të mos kem internet.
Nëse keni shkëputje të herë pas hershme të linjës, mund të keni defekt në lidhjen tuaj kabllore dhe duhet të kontaktoni me stafin tonë teknik për të parë problemin në vend.



Kufizime Teknike
Keminet i zgjidh shumë nga problemet që ju mund të keni në menyrë eficiente. Megjithatë, kompjuterat mund të kenë probleme të cilat nuk mund të zgjidhen nga ne. Këtu do t’ju parashtrojmë disa nga problemet të cilat në nuk mund ti zgjidhim.

Konflikte hardware
Keminet do të përpiqet të sugjerojë dhe t’ju asistojë për problemet e hardëarit që ju mund të ndeshni, por për probleme të hardwarit duhet të kontaktoni dyqanin ku e keni blerë komjuterin.

Probleme të Sistemint Operativ (OS)
Nëse do të keni problemet të shfaqjes së ekranit blu, apo mesazhe të operacione ilegale të programeve të cilat kanë lidhje me sistemin operativ, ju duhet të kërkoni asistence për riinstalimin e sistemin operativ.

Konfliktet e Softwareve
Konfliketet e softwareve zakonisht zgjidhen nuk keni ç’instaluar dhe ri instaluar programin qe ju ka shkaktuar konflikt.

Modifikimi i softwareve tuaj
Personeli teknik i Keminet është i specializuar dhe i trainuar për t’ju asistuar në një game të gjerë softwaresh. Megjithatë, ka programe specifike të cilat kërkojnë një asistencë teknike e cila mund të sigurohet vetëm nga programuesi i softwarit.

Një virus në sistemin tuaj
Ne mund t’ju asistojme për të mbrojtur kompjuterin tuaj nga viruse, spyware, Trojans etj.

LAN/Network
Keminet mund të zgjidhë problemet që ju mund të keni me networkun tuaj.

 

 

 
         
 
       
       
     
 
KEMINET | Hyrje | Rreth Kompanise | Keshilla dhe mbeshtetje | Sherbime dhe Produkte | Kontakto
 
tel : 04 270 980 office@keminet.net www.KEMINET.net Albanian English